-Pikat e syrit, spreji-pikat e hundës pa zbritur në stomak, e as të veshit (nuk e prishin në versionin më të saktë).
-Kapsulat nën gjuhë (nëse nuk gëlltiten).
-Futja e ndonjë gypi të hollë nëpër damarët e gjakut apo të zemrës (korenografia), e as futja e pasqyrës kirurgjike nëpërmjet barkut, ose në stomak, për të kontrolluar ose operuar zorrët, ose ndonjë organ të brendshëm, nuk e prish agjërimin.
-Rregullimi, pastrimi apo nxjerrja e dhëmbëve (nëse nuk gëlltitet gjë).
-Injektimet -ingjeksionet shëruese (por jo ushqyese).
-Oksigjeni dhe anestezioni pa lëndë ushqyese.
-Kremra, yndyra, plasterë në trup, qoftë edhe ai plasteri i nikotinës që zbutë varshmërinë në duhan.
-Endoskopia për kontroll organesh.
– Insulina, inhalimi as marrja e oksigjenit qoftë nga hunda ose goja…..
Prof. Driton Arifi









