Përqesh Suden kur sulmon Saliun, por në nivel Sudeje ka rënë dhe vetë
Eshtë mëse e qartë tashmë që BE-ja është thjesht një ndër kartat më manipulative të Ramës për të fshehur dështimin katasatrofal të qeverisjes së tij plot skandale, e cila pas 13 vitesh nuk ka asgjë të përbashkët me atë që premtonte para ardhjes në pushtet. Ahere, anëtarësimi në BE as që përmendej; shoqërisë i premtohej më shumë moral qeverisës, më shumë drejtësi, më shumë transparancë, gati aspak korrupsion, si dhe shërim të shumë plagëve shoqërore, ku në krye ishte ajo që vërtet Shqipëria mund të bëhej. Ndërsa sot, të gjithë këto tingëllojnë si mufka të atij që i ka premtuar dhe për ata që i kanë besuar.
Dhe së fundi Rama deklaroi: “….historia do të flasë për ne si ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane”.
Në fakt nuk ka pse pritet e nesërmja për ta mësuar se si do flasë historia për qeverisjen e Edi Ramës. Është e tashmja që ia kanë vënë vulën në shumëçka ka bërë, duke prodhuar flama që ky vend si ka parë më herët. Mbi të gjitha, Rama goditi pasurinë më të madhe që kishte ky popull: shpresën. Nën të u thellua dhe më shumë pezmi kolektiv i “Shqipërisë që nuk bëhet”, ku ai gjithashtu thelloj edhe më shumë mosbesimin te politika dhe vetë mosbesimin shoqëor. Shqipëria është sot më e sëmurë së dje, me e traumatizuar, më e çoroditur, me një shtet më të korruptuar dhe më armik ndaj shtetasve, me më shumë padrejtësi shoqërore dhe në një krizë të thellë morale.
Gjithashtu, nën një zbrasje të pafrenueshme demografike që po i çon fshatrat e një pjesë të qyteteve në asfiksi, ajo rrezikon dhe ekzistencën me shqiptarë, ku Rama me zë e figurë është shfaqur duke jua premtuar izraelitëve. Në këtë pikë, tradhëtar më të qartë, deri dhe antishqiptar, Shqipëria nuk e ka patur deri më tani në krye të saj. Ja, për këtë po flet e tashmja e do flasë e ardhmja. Siç për Enverin që nuk flet për Shqipërinë e zhvillimit socialist, por për një diktaturë të ndyrë që kur ra pas çerekshekulli e bëri vendin për turp faqe botës.
“Nuk janë dëshirat që e bëjnë një qeveri më të mirë por është ekonomia…”, tha ndër të tjera në paraqitjen e projektbuxhetit. Jo! Eshtë drejtësia, morali, por nuk ka se si t’a dijë, pasi në karakterin e tij e formimin politik nuk njeh principe si drejtësi e moral. Një ekonomi që nuk vjen pas tyre, është thjesht ekonomi Sudeje! /tesheshi



