Veprimet e krijesave të çuditshme shpien në forcim të besimit

Fadil El-El-Samarrai

Nga meditimet e dijetarit, Fadil El-Samarrai

Fadil El-Samarrai thotë: “Po lexoja për krijesa të çuditshme. Kështu që lexova dhe zbulova se ekziston një lloj mushkonjë!!! Nëse dëshiron të riprodhohet dhe vie sezoni i shumimit, lëshon vezë në lumenj dhe pellgje. Duke shtypur trupin e saj me vrima nga të cilat del një lëng që thahet me ajër si fije merimange dhe bëhen varka të vogla prej saj. Pra, nënat (mushkonjat femra) bëjnë varka të vogla në të cilat vendosin vezët dhe atëherë vdesin nënat. Mandej dalin larvat, çelin dhe rriten. Kur larvat shumohen, bëjnë të njëjtën gjë. Rriten dhe pastaj bëhen mushkonja, pastaj shtypin veten dhe bëjnë varka dhe bëjnë vezë në to dhe vdesin…
Pyetja e vërtetë që shtrohet është:
Kush e vendosi materialin që është i përshtatshëm për të bërë varka në trupin e saj që ai thahet.. Kush e mësoi mushkonjën (nënën) të bënte varka?!..
Kush e mësoi atë të bënte veprimet e nënave kur ajo nuk e pa nënën e saj?!!..
E vërteta është se kjo më bëri të ndjej një tronditje të madhe..”
Nga arabishtja, Fadil Hasani