Një tjetër risi është identifikimi i modeleve biometrike problematike ku sistemi operativ ju kërkon ta rivendosni atë nëse has vështirësi me identifikimin.
Është periudha e softuerëve beta ndërsa Google lançoi versionin e tretë eksperimental duke e afruar sistemin operativ mobil më pranë debutimit zyrtar.
Me këtë përditësim, Android 15 arrin stabilitetin e platformës, që do të thotë se API-të janë finalizuar dhe zhvilluesit mund të fillojnë testimin e aplikacioneve me një version thuajse final.
Që nga beta e fundit, shumë pak gjërat duket të kenë ndryshuar edhe pse ca prej tyre janë interesante. Google thotë se ka ndryshuar ndërfaqen e çelësave fjalëkalim (Passkeys).
Tani duke përdorur një çelës fjalëkalim me verifikim biometrik, veprimi kryhet me një hap dhe jo dy hapa. Një tjetër risi është identifikimi i modeleve biometrike problematike ku sistemi operativ ju kërkon ta rivendosni atë nëse has vështirësi me identifikimin.
Këtë gjë mund ta bënit edhe manualisht, por Android tashmë ndërhyn në rastet kur identifikon probleme të performancës me verifikimin e përdoruesit dhe qasjen e pajisjes.