Veseli: Arritëm marrëveshje për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se është arritur pajtim për votimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv”.

“Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”.