Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryesuesit e dialogut me Serbinë, Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin të cilëve u ka dhënë mbështetje të plotë për procesin dhe për përmbylljen e tij me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB, shkruan lajmi.net.
“Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.








