Ballina Lajmet Kosovë Vetëvendosje hedh gaz lotsjellës për të tretën herë

Vetëvendosje hedh gaz lotsjellës për të tretën herë

Menjëherë pas rifillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje pamundësoi vazhdimin e saj duke hedhur gaz lotsjellës për të tretën herë.

Gazin lotsjellës e hodhi deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se seanca e Kuvendi do të vazhdojë në ora 16:30, kur edhe sipas tij do të plotësohen kushtet për vazhdimin e seancës.