Vetëvendosje padit presidentin për tradhti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka treguar se Vetëvendosje, pak para seancës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin, ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që sipas saj, VV-ja e konsideron tradhti ndaj vendit nënshkrimin i Marrëveshjes së Demarkacionit.

Për të ndaluar votimin e marrëveshjes, VV-ja do të përdor të gjitha veprimet e më hershme.

Ajo po ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e presidentit janë mundësuar kushtet ligjore për padi ndaj tij.

VV-ja sipas saj, pret nga Prokuroria Speciale që të nisë hetimet , lidhur me këtë shkelje të kodit , ndaj të dyshuarit Hashim Thaçi. Ajo tha se në mungesë të veprimeve të prokurorisë kanë qenë të detyruar të deponojnë vet këtë kallëzim penal. Ajo ka thënë se do ta kundërshtojnë fuqishëm votimin e marrëveshjes.