“Vetura e alienëve” – njihuni me automjetin futurist, pa dyer që hapet si guaskë

Kjo është makina “futuriste” e quajtur “Lo Res” që duket si një anije kozmike e jashtëtokësorëve.

Vetura u krijua nga kompania e këpucëve “United Nude” me bazë në SHBA si një automjet promovues.

Modeli u projektua nga themeluesi i kompanisë, Rem D. Koolhaas i cili e skicoi duke u frymëzuar paksa nga Lamborghini Countach.

The famous Lo Res car! Have you seen this car before? #thepetersen #petersenmuseum #lores #art #a #b #c #d #losangeles ♬ original sound – Petersen Automotive Museum

Lo Res është një veturë plotësisht elektrike dhe nuk ka dyer por që hapet sikurse një guaskë.

Shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 48 kilometra në orë.