Ballina Lajmet Kosovë Vetura godet për vdekje një çiklist në Gjakovë

Vetura godet për vdekje një çiklist në Gjakovë

Një çiklist në Gjakovë është goditur nga një veturë, ku si pasojë e plagëve të shkaktuara ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një femër si e dyshuar pasi që me veturën e saj nga pa kujdesia ka goditur çiklistin.

“Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që me veturën e saj nga pa kujdesia ka goditur çiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, çiklisti ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.