Vetura godet për vdekje një këmbësore në Veternik të Prishtinës

Në lagjen Veternik në Prishtinës, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë një këmbësore ka vdekur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.