Video-loja “World of Tanks” me përditësim të ri – tanket sapo u bënë shumë, shumë më të mira

World of Tanks 2.0, përditësimi më i ri i video-lojës online të luftës, më në fund ka arritur me një mori ndryshimesh. Janë shtuar tanke të reja, hangari është ridizajnuar dhe ka edhe shumë të tjera.

Wargaming thotë se versioni 2.0 e ndryshon rrënjësisht lojën – dhe kësaj here ia vlen t’u besohet. Duket se pothuajse asgjë nuk ka mbetur e paprekur nga ky përditësim i madh.

Janë shtuar 16 tanke të reja të nivelit XI, me mekanika unike loje dhe një sistem tërësisht të ri progresi. Sipas ekipit, kjo është vetëm fillimi, prandaj në të ardhmen mund të presim edhe më shumë mjete të reja.

“Operacioni Pika e Vlimit” është një ngjarje PvE narrative që prezanton tanket Tier XI, dhe ju mund të provoni tre prej tyre në një fushëbetejë të re. Gjithashtu, mbi 350 tanke janë balancuar dhe tani janë përshtatur që të jenë “më të zgjuar” dhe të nxisin një lojë më të drejtë.

Ka edhe një Matchmaker të ri, ndërtuar nga e para, me radhë pritjeje më të shpejta dhe balancim më të mirë të ekipeve. Për ta provuar, mund të hyni në hartën e re Nordskar, një prej më të kërkuarave.

Hangari tani është një “fabrikë tankesh”, ku të gjitha mjetet montohen, pajisen dhe janë gati për betejë në çdo situatë. Është shtuar edhe një përvojë përdoruesi e përmirësuar dhe më e qartë. Për ta kompletuar, është përmirësuar edhe sistemi i zërit – zëra autentikë të tankeve të regjistruar nga mjete të vërteta, me shtesa të tjera.

Përveç të gjitha këtyre ndryshimeve dhe përditësimit më të madh në historinë e video-lojës, lojtarët marrin edhe dhurata bujare. Të gjithë ata që janë regjistruar para përditësimit marrin një degë të plotë të teknologjisë (Tier VI–X), ndërsa ata që janë bashkuar pas versionit 2.0 marrin madje dy degë.

Të dy grupet e lojtarëve marrin gjithashtu një paketë dhuratë me 60 ditë premium dhe shumë të tjera. Nëse tashmë i keni të gjithë tanket Tier VI–X, edhe për ju ka një dhuratë të veçantë.