VIDEO: Momenti, kur dy futbollistët e Ajax-it bënë iftar gjatë ndeshjes

Futbollistët e Ajax-it, Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui, përkundër rekomandimit të dietistit të klubit, vendosën të agjëronin ditën e ndeshjes kundër Tottenhamit.

Muslimanët në Amsterdam, iftarin e çelin në orën 21.18 të mbrëmkes, ndërsa takimi në “Johann Cruyff Arena” filloi në orën 21:00.

Kështu, dy futbollistë e besimit musliman, Noussair Mazraoui dhe Hakim Ziyech, shkuan në stol kur ora fiksonte 21.22 dhe aty morën qese të vogla me lëng për ta ndëprerë agjerimin.

Të dy ata, edhe pse me agjerim, ishin ndër më të mirë të Ajax, por që dramatikisht ekipi i tyre iu dorëzuar furisë së pazakontë të Tottenhamit, duke humbur përfundimisht finalen e madhe.