Videoja Charlie Bit My Finger do të hiqet nga YouTube pasi u shit për afro 800 mijë dollarë

Blerësi misterioz do të vendosë se çfarë do të bëhet me videon dhe sesi do të publikohet.

Një prej videove të para virale në platformën e YouTube, klipi Chalie Bit My Finger është një copë e pakontestuar e historisë së internetit.

Por videoja së shpejti do të hiqet nga YouTube pasi u shit për 760 mijë dollarë në një ankand ditën e Dielë.

Beteja në ankand ishte mes dy ofertuesve anonimë. Klipi duhej të ishte hequr nga YouTube më 23 Maj momentin që ankandi është mbyllur por vijon ende të jetë live.

Blerësi misterioz do të vendosë se çfarë do të bëhet me videon dhe sesi do të publikohet.

Dy fëmijët në video sot janë 15 dhe 17 vjeç. Videoja u ngarkuar në 2007 në YouTube. /PCWorld