Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Viktimat nga agresioni izraelit në Liban rriten në 2,846

Viktimat nga agresioni izraelit në Liban rriten në 2,846

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se numri i viktimave nga sulmet izraelite në vend ka arritur në 2,846 që nga 2 marsi.

Qendra e Operacioneve Emergjente Shëndetësore bëri të ditur në një deklaratë se numri i të plagosurve është rritur në 8,693.

Sipas autoriteteve libaneze, sulmet ajrore izraelite po vazhdojnë të godasin zona të gjera të Libanit, veçanërisht qytete, qyteza dhe fshatra në jug të vendit. /mesazhi