Vini re, Islami!

Prof. Adnan Simnica

Islami i shpallur prej Allahut të Madhëruar, rregulloi raportin e njeriut/besimtarit me:
– Besimin në të Vërtetën, prandaj ai që e beson atë mirëfilli do të shpërblehet, kurse ai që nuk e beson atë, do të humb amshueshmërisht.
– Rregulloi raportin e tij me të lejuarën (hallallin), prandaj ai do të marrë shpërblimin për të.
– Rregulloì raportin e tij me të ndaluarën (haramin), prandaj ai do të jap përgjegjësi për të.
– Rregulloi raportin e tij me pasurinë, meqë nëse ai e fiton ligjërisht atë dhe jep zekatin/sadakanë, shpërblehet, por nëse atë e fiton jo ligjërisht, atëherë do të jap përgjegjësi për të.
– Rregulloi raportin e tij me pozitën, prandaj nëse e merr atë pa e kërkuar e pa pasur dëshirë e ambicie për të, si dhe punon me drejtësi, atëherë shpërblehet. Por, nëse pozitën e arrin duke e kërkuar e duke e pasur dëshirë atë, atëherë nuk do të ketë suksese e gradualisht do të verbohet, prandaj do të jap përgjegjësi për të.
– Rregulloi raportin e tij me prindërit, familjen dhe shoqërinë mbarë, prandaj nëse e ruan atë, ai do të shpërblehet, por nëse e dëmton atë, do të jap llogari për të.
– Rregulloi raportin e tij me moralin, edukatën e nderin, prandaj nëse e ruan atë, ai do të shpërblehet, por nëse e dëmton atë, do të jap llogari për të.
– Rregulloi raportin e tij me pendimin e sinqertë, të cilin, nëse e bën me sinqeritet, ai i pranohet, e nëse nuk e bënë me sinqeritet, atëherë do të jap llogari edhe për të.
– Rregulloi çdo gjë që i duhet atij në këtë dhe botën tjetër, prandaj ai që i përmbahet programit hyjnorë, do të fitojë, kurse ai që nuk i përmbahet atij, do të dëshpërohet.
Përzgjedhësi i fesë së njerëzimit, Zoti i botëve dëshmoi:
“Pasha kohën. Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe e këshillojnë njëri-tjetrin për durim”
(Kuran, sureja El Asr)

Nga: Prof. Adnan Simnica