Viniciusi me kontratë të re te Reali

Sulmuesi i krahut, Vinicius Junior ka arritur marrëveshje me Real Madridin për kontratën e re. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “Marca”, ndërsa është konfirmuar edhe nga vet futbollisti, por që nuk ka zbuluar detajet.

Mësohet se me kontratën e re, Vinicius do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Po ashtu, ai do të ketë pagë javore deri në 400 mijë euro, si dhe klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Kontrata aktuale, i skadon brazilianit në fund të këtij edicioni, ndërsa zyrtarizimi i kontratës se re, do të bëhet brenda kësaj jave.

23-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Flamengo dhe me ekipin spanjoll ka fituar nëntë trofe, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Këtë edicion, braziliani ka 3 gola e 1 asistim në 7 paraqitje në të gjitha garat.