Vitamina A si zgjidhje për humbjen e nuhatjes

Pikat e hundës të vitaminës A mund të trajtojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes tek disa njerëz që kanë pasur COVID-19, tregojnë studimet e hershme nga shkencëtarët britanikë.

Studiuesi kryesor, prof. Carl Philpott, nga Shkolla Mjekësore Norwich dhe Spitali Universitar James Paget në MB, tha: “Ne duam të zbulojmë nëse ka një rritje në madhësinë dhe aktivitetin e rrugëve të aromës së dëmtuar në trurin e pacientëve kur trajtojmë pikat e hundës me vitaminë A”.

Një studim Apollo i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore duhet të tregojë nëse vitamina A mund të ndihmojë njerëzit të shërojnë receptorët, domethënë të rivendosin ndjenjën e nuhatjes pas infeksioneve virale, përfshirë Covid-19.

Humbja e nuhatjes është një simptomë e zakonshme e Covid-19, por edhe para Covid-it, shumë viruse shkaktuan humbje dhe shtrembërim të aromës, dhe megjithëse shumica e njerëzve në mënyrë të natyrshme e rifitojnë ndjenjën e nuhatjes brenda pak javësh, shumë humbën shqisat e tyre pas Covid-19 për një kohë të gjatë.

Hulumtimet e mëparshme nga Gjermania kanë treguar përfitimet e mundshme të vitaminës A, dhe një ekip studiuesish Apollo do të tregojnë se si ky trajtim ndihmon në riparimin e indeve në një hundë të dëmtuar nga virusi.

“Studimi, i financuar nga Institutet Kombëtare të Kërkimit Shëndetësor (NIHR), një ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve në të gjithë botën që vuajnë nga humbja e aromës, duke rikthyer shqisën e pestë”, shkruajnë studiuesit.