Ti e ke plotësisht në dorë ta përmirësosh…
Shpresa se viti i ri do të jetë më i mbarë, pa veprimin tënd konkret, prodhon dëshpërim dhe zhgënjim dhe asgjë tjetër.
Zhvillimi dhe përmirësimi në jetë dhe karrierë, kërkojnë:
* Vendim të fuqishëm për përmirësim,
* Përpjekje të ndërgjegjshme dhe të vazhdueshme,
* Ndryshim aktiv të zakoneve të padobishme,
* Ndryshim të mendësisë dhe qasjes
* Fokusim te rritja personale dhe transformimi yt i brendshëm
Pa asnjë pikë dyshimi, sukseset e jashtme vijnë si rezultat i ndryshimeve tona brendshme
Cakto qëllimet tua, pastaj merr vendim të fuqishëm dhe angazhohu për arritjen e tyre.
Pa busull (qëllime), dallgët e jetës të dërgojnë atje ku dëshirojnë ato e jo atje ku dëshiron ti!
Mos u fokuso te ajo që dëshiron të marrësh, por te ajo që dëshiron të bëhesh në vitin 2026…!
Merr veprim tani!
Lexo libra, shiko video udhëzuese, ndjek trajnime, shko në evente frymëzuese, ndihmo edhe të tjerët në këtë rrugëtim, etj.
Ti je i vlefshëm apo e vlefshme…, familja dhe shoqëria ka nevojë për potencialin tënd të plotë.
Vehbi Zeqiri







