Vitin po e mbyll me këto falenderime

Dr. Muhammed Ratib En-Nabulsij

Falenderim: Per ata qe kane shetitur neper hotelet me luksoze te botes, dhe nuk kane shkruajtur ne faqet e tyre se ata ndodhen aktualisht ne to…

Falenderim: Per ata qe kanë shetitur rreth botes, dhe nuk kane shkruajtur qe ndodhen ne filan aeroportin e ne filan vendin e caktuar. Si perkujdesje ndaj ndjenjave dhe pa mundesive ekonomike te shokeve te tyre të jenë në të njejtin vend…

Falenderim: Per ate i cili e don bashkeshorten e tij dhe e gezon ate cdo dite, pa e ditur shoqeria qe ka ne rrjetet e komunikimit qe ai e don ate…

Falenderim: Per ate qe posedon me mijera libra dhe lexon prej tyre cdo dite pa e treguar qellimin e tij dhe sa dhe llojin qe ka lexuar per dite dhe pa e fotografu asnje liber prej tyre…

Falenderim: Per ate qe punon ne nje pune te larte, pa shperndare cdo dite foto te zyres se tij te shtrenjte, ne shenje perkujdesje ndaj shokeve te tij qe jane pa pune…

Falenderim: Per ate e cila gatuan dhe i fton te afermit e saj per darke, me qellim të ruajtjes së lidhjeve farefisnore, pa u mburrur ne rrjetet sociale me gatimin, sofren dhe shtepine e saj…

Falenderim: Per ate qe takon nje personalitet te njohur, duke mos kerkuar qe te dale ne foto me te qe ta postoje ne net qe t’ju tregoje shokeve te tij për rëndesinë dhe vleren e madhe që kanë ata…

Falenderim: Per ate qe perpiqet cdo dite për të ndihmu të ndihmu të varfërit dhe nevojtarët, pa i fotografu dhe prezantu lemoshen e tij me foto e video…

Falenderim: Per cdo kend qe e respekton llogjiken e tij dhe e vlereson rendesine e kohes se tij dhe largohet nga shikimi i progameve te ulta dhe pa vlere…

Falenderim: Per ate person me vlera te pergjitheshme i cili te gjithe dijen e tij e shfrytezon ne dobi te popullit te tij…

Falenderim: Per ate vajze te pasur e cila nuk krenohet me marken e rrobave te saj dhe as nuk jua ul vleren rrobave te shoqeve te saj, as me nje shikim…

Falenderim: Per ate qe e lutë dhe e adhuron Krijuesin e tij ne fshehtesi, me shume se sa e lut Ate ne rrjetet e komunikimit…

Falenderim: Per ate qe jeton çaste te lumtura nga jeta e tij dhe kenaqet me to ne vecanti pa u perpjekur qe ti shperdaje dhe shfaq keto caste tek te tjeret…

“Mjaft me dukjet”

RESPEKT PËR TË GJITHË TĒ PËRMBAJTURIT!

Nga: Dr.Muhammed Ratib En-Nabulsij