Presidentes aktuale të Kosovës aq shumë iu ngut t’i hakmerrej Kurtit dhe ta “vriste” politikisht, saqë të nesërmen pas dështimit të zgjedhjes së presidentit – ende pa i larë sytë pasi ishte zgjuar nga gjumi – ajo e shpërndau Parlamentin.
Jo vetëm ajo, por thuajse të gjithë burrështetasit shqiptarë janë inatçorë dhe të ngutshëm kur duhet t’i mbrojnë interesat e veta, por shumë të ngadalshëm kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarisë.
Duke qenë të tillë, ata ngutshëm pasurohen, ngutshëm bëjnë karrierë politike, ngutshëm vëllazërohen e armiqësohen, si dhe ngutshëm e varfërojnë dhe e zhvatin popullin e vet.
Ndërkohë, shumkush – përfshirë edhe autorin e këtij komenti – besonte se Vjosa do të ishte më ndryshe; se ajo më parë do t’i kthehej kuzhinës dhe “profesionit” të nënës e të shtëpiares së mirë, sesa ta dëmtonte Kosovën, por doli se me asgjë nuk dallon nga gjithë të tjerët.
Sidoqoftë, mbetet e vërteta se, duke dashur të bëjë atentat politik mbi Kurtin, Vjosa u vetëvra politikisht dhe e përjashtoi vetveten nga loja e mëtejshme politike.
Pra, ajo e shpërfaqi vetveten si një politikane që nuk mund t’i kontrollojë ambiciet e veta të sëmura, si një politikane e njëjtë me ata që në shumicë i ka shqiptaria – që interesat personale i vë mbi ato të popullit dhe të Kosovës
Nga: Kim Mehmeti








