Volkswagen synon të sjellë në tregun amerikan një veturë elektrike me çmim në 35 mijë dollarë

Volkswagen synon të sjellë një automjet elektrik nën 35 mijë dollarë në tregun amerikan në 3-4 vjet.

“Ne nuk po zvogëlojmë planet për automjetet elektrike në tregun amerikan”, tha Reinhard Fischer, nënkryetar i lartë dhe kreu i strategjisë në VW Group of America.

Duke folur në konferencën e Reuters Events Automotive USA 2023 në Detroit, Fischer tha se Volkswagen planifikon të ndërtojë një veturë elektrike nën 35,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara ose Meksikë.

Opsionet përfshijnë impiantet e Volkwagen në Chattanooga, Tennessee dhe Puebla, Meksikë, si dhe një fabrikë të re montimi në Karolinën e Jugut të planifikuar për filialin e Volkswagen Scout.