Dy persona humbin jetën në një aksident në Suharekë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin për Tëvë1 e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Arben Elshani , shef i hetimeve në Suharekë, ka thënë se në këtë aksident i cili ka ndodhur pas orës 17:35, janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku të vdekurit janë drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës.

“Rreth 17:35 sipas informacioneve, në rrugën Suhareke-Prizren, në fshatin Shirokë, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ekipet mjekësore. Viktimat janë ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri i motoçikletës, ndërsa një pasagjer i veturës është lënduar dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Elshani.