Volvo bëhet kompania e parë që ndërton një radar të brendshëm për makinat

Ky sistem që do të debutojë me makinën elektrike Volvo EX90, është i dizajnuar për të monitoruar në brendësi të kabinës.

Volvo ka qenë një prej emrave më të shquar në industrinë e makinave kur bëhet fjalë për sigurinë dhe kur flasim për aspekte sigurie, kontributi i kompanisë fillon që prej 1959 kur solli rripin e sigurimit.

Por sot më shumë se kurrë është orientuar drejt teknologjisë dhe ka filluar zhvillimin e sistemit të parë të radarëve të brendshëm në një makinë.

Ky sistem që do të debutojë me makinën elektrike Volvo EX90, është i dizajnuar për të monitoruar në brendësi të kabinës.

Është ndërtuar me idenë se fëmijë apo kafshë mund të bllokohen brenda makinës në një ditë të nxehtë dhe identifikon nëse dikush është në brendësi.

Volvo thotë se afro 900 fëmijë kanë vdekur në SHBA për shkak të hipertermisë. Më shumë rreth sistemit të brendshëm të radarëve do të mësojmë më 9 Nëntor kur EX90 të prezantohet zyrtarisht. /PCWorld Albanian