Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe sjellja e saj me ndërkombëtarët përbën kërcënim të madh për rendin botëror.
Deklaratën, von der Leyen e bëri të enjten para gazetarëve pas vizitës në Tokio ku u takua me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, shkruan CNN.
“Rusia është sot kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror me një luftë barbare kundër Ukrainës, paktin e saj shqetësues me Kinën dhe thirrjen e tyre për marrëdhënie të reja dhe shumë arbitrare ndërkombëtare”, tha ajo.
Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel, ndodhen në Tokio ku morrën pjesë në samitin e 28-të BE-Japoni, gjatë të cilit mbështetja për Ukrainën ishte në rendin e ditës.
Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Japonia dhe Bashkimi Europian kanë vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij.
🇪🇺🇯🇵 Not just partners, not just allies – true friends.
The EU and Japan are showing the power of democracies working together. pic.twitter.com/wzsl5fB9h3
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 12, 2022