Vrasësi i Aulon Zekës, djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës

Guxim Hadri, i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i ish-drejtori të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, Arbër Hadri.

Duhet përkujtuar që sipas informatave që posedon Indeksonline, motivi i vrasjes së 16 vjeçarit kishte të bënte me një lidhje dashurie.

Viktima e këtij rasti është varrosur gjatë pasdites së sotme në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, ku shumë njerëz ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.