Ballina Lajmet Kosovë Vrasja në Gjakovë, viktima dhe dorasi ishin shokë

Vrasja në Gjakovë, viktima dhe dorasi ishin shokë

“Dorasi me viktimën kanë qenë shokë mes veti” ka thënë një burim duke folur për raportin që kishte i ndjeri me personin që dyshohet për vrasjen në Gjakovë.

Siç raporton Kosovapress një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

Vrasja në Gjakovë, identifikohet i dyshuari i cili ndodhet në arrati

Sipas informacioneve fillestare, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në këtë zonë.

Nga të shtënat me armë zjarri, viktima ka pësuar plagë fatale, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar menjëherë, ndërsa zona është rrethuar për zhvillimin e hetimeve.

Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë konfirmuar për Telegrafin se personi i dyshuar është identifikuar.

“Me të pranuar informatën kryeprokurori ka dalur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti është në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërkaq trupi i viktimës me urdhër të kryeprokurorit do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Drin Domi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore.

Ndryshe, policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.