Vrasje profesionale nga pensionistja 70 vjeçe (Video)

Opinioni publik serb u trondit nga një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në lagjen “Zvezdara” të Beogradit, në Serbi.

Pensionistja 70 vjeçe Sojanka Stojanoviç ka qëlluar për vdekje investitorin dhe sipërmarrësin e ndërtimit të quajtur Zoran Trifunoviç.

Gruaja kishte mosmarrëveshje me Trifunoviç, sepse ky i fundit donte të ndërtonte pallat 5 kate në tokën e saj.

Gruaja e qëlloi me arme pistoletë në mes të rrugës, me guxim investitorin, duke e lënë të pajetë në vend.

Djali i pensionistes ka shpjeguar për mediat serbe se investitori i vrare kishte dërguar një sërë kërcënimesh në adresë të familjes së tij dhe se nëna nuk kishte mundur dot të përballonte këtë presion, ndaj ka kryer edhe këtë akt.

Investitori ndër të tjera ishte edhe një person problematik me ligjin. Ai ishte dënuar disa herë për vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, grabitje, plagosja e personave të tjerë, si dhe shumë vepra të tjera.

Për më shumë shikoni videon në vazhdim.