Vriten 2 ushtarë sauditë pranë kufirit me Jemenin

Dy ushtarë sauditë janë vrarë pranë kufirit të vendit me Jemenin e shkatërruar nga lufta, njoftoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency (AA).

SPA nuk dha detaje lidhur me rrethanat e vdekjes së ushtarëve.

Jemeni ka mbetur i bllokuar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe disa aleatë arabë nisën një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të kthejë territoret e pushtuara nga Huthit.

Sipas shifrave të OKB-së, Jemeni po përballet me një nga krizat më të rënda humanitare në botë, me mbi 10 milionë njerëz në prag të urisë. Mbi 22 milionë njerëz në Jemen janë të pashpresë për ndihmën dhe mbrojtjen humanitare.