Vritet një 36 vjeçar në Dobratin të Lipjanit

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një restorant në fshatin Dobratin që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë.

Policia njofton se viktima i këtij rasti, 36 vjeçari me inicialet M.O ka ndërruar jetë në QKUK pasi nuk ka mundur t`i përballojë plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.

Bëhet e ditur poashtu se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.

Ndërkohë që, shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë:Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë).