Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 03:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Një person i moshës 54 vjeçare me inicialet B.I është vrarë nga persona të dyshuar me armë zjarri.
Rasti është konfirmuar për “Indeksonline” nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës të cilët kanë treguar se është hapur rasti si vepër penale “Vrasje e Rëndë.
“Një person B.I 54 vjec, nga persona te dyshuar është plagosur me arme zjarri dhe i njëjti pas transportimit ne QKUK ka ndërruar jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Më tutje, trupi i pajete i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, që hetuesit policor janë duke punuar per ndricimin e te gjitha rrethanave që kanë te bëjnë me rastin.





