Në një shkelje të mëtejshme të armëpushimit, ushtria izraelite ka vrarë një palestinez tjetër në Khan Younis të Gazës, raporton Anadolu.
Një burim mjekësor nga spitali “Nasser” tha se palestinezi u shpall i vdekur pasi mbërriti në spital me plagë nga të shtënat me armë zjarri të shkaktuara nga ushtria izraelite.
Dëshmitarët okularë raportuan se palestinezi u qëllua nga forcat izraelite në perëndim të qytetit Khan Younus, jashtë zonave ku është vendosur ushtria izraelite.
Një marrëveshje armëpushimi më 10 tetor të vitit të kaluar ndaloi luftën 2-vjeçare të Izraelit që vrau mbi 71.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë si dhe plagosi mbi 171 mijë të tjerë dhe e ktheu enklavën në rrënoja.
Por, pavarësisht armëpushimit, sulmet vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza vazhdojnë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 414 persona janë vrarë që nga armëpushimi dhe mbi 1.100 të tjerë janë plagosur.
