Vuçiq dhe Zaev sot në Preshevë, bisedojnë edhe për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vizitoi së bashku me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kalimin kufitare Preshevë-Tabanovcë.

Vuçiq dhe Zaev gjetën veten në zonën mes dy pikave të kalimit kufitare, ku diskutuan edhe për menaxhimin e integruar të kufirit.

Ky është takimi i dytë bilateral në mes Vuçiq dhe Zaev, transmeton Indeksonline.

Vuçiq theksoi se është shumë e rëndësishme për të dy vendet, për ekonominë dhe turistët, që njerëzit të mos humbin kohë, por që në një vend të kryejnë të gjitha kontrollet.

Zaev ka vizituar Beogradin për herë të parë si kryeministër në nëntorin e kaluar, ku edhe konfirmoj interesin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve dypaleshë si dhe mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë besoj se duhet gjetur një zgjidhje në mes Serbisë dhe Kosovës dhe ne e mbështesim plotësisht dhe shpresojmë se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur, për shkak se ajo është ë e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane dhe të rajonit në përgjithësi”, ka thënë Zaev përderisa fliste në gjuhën serbe.

Ndërsa Vuçiq theksohet të ketë thënë se qëllimi i përbashkët dhe interesi më i madh për të dy vendet është se duhet të ketë paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Serbia është e hapur për të gjitha nismat që kontribuojnë në këtë.

Duhet shtuar se pikërisht përgjatë këtyre ditëve Lugina e Preshevës është ndër temat më të përmendura në Kosovë, pas idesë së fundit që Presheva t’i bashkohet Kosovës.