Nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për ndryshimin e ligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.
Dhe, reagimet e lobimet e pashpresa të Serbisë, po shkojnë drejtë fundit.
Së fundmi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot në Tërstenik se qëllimi i Kosovës për formimin e Ushtrisë është në papajtueshmëri me ligjin ose me Rezolutën 1244 dhe shtoi se detyra e KFOR-it është ta shpërbëjë atë, shkruan lajmi.net
“Kosova është një problem shumë i madh për ne, veçanërisht për shkak të lëvizjës së Kosovës për formimin e një ushtrie e cila nuk është e bazuar as në ligj, as në Rezolutën 1244”, tha Vuçiq.
Ai ka kërkuar nga KFOR-i të ndërhyjë në këtë proces.
“Obligimi i KFOR-it është të shpërndajë ushtrinë, por ata nuk do ta bëjnë këtë, do të thotë se gjithçka ka ndryshuar që nga shpallja e pavarësisë”, tha Vuçiq.