Vujçiq uron shqiptarët për Ditën e Flamurit

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujçiq, ka uruar shqiptarët në Kosovë me rastin e Ditës së Flamurit, me shpresën e tejkalimit të dallimeve politike dhe ideologjike sa më parë në interes të gjithë shoqërisë kosovare, duke lënë pas dore mosmarrëveshjet dhe duke e çuar shtetin drejt zhvillimit ekonomik.

“Si një komunitet shumicë, shqiptarët kanë përgjegjësinë dhe detyrimin për të qenë bartës të të gjitha proceseve pozitive që sjellin paqe, begati dhe unitet të përhershëm për të gjithë qytetarët. Ne besojmë se ata do të kenë forcën dhe vullnetin për të justifikuar pritjet e të gjithë miqve të Kosovës dhe të popullit shqiptar në tërësi”, thuhet në urim.