Vulini kërcënon: Atë që Perëndimi ia lejoi Kosovës, nuk mund t’ua ndalojë serbëve në Bosnjë

Aleksandar Vulin

Ish-drejtori i shërbimit sekret serb, Aleksandar Vulin, ka thënë se entiteti i Republikës Srpska do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t’i bashkohet Serbisë.

Në 16-vjetrin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Vulini ka thënë se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në Republika Srpska.

“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, ka thënë Vulin.

Vulini kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe prezantoi pikëpamjen e tij për ngjarjet e asaj kohe.

“Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.

Vulini është në listën e zezë të SHBA-së, gjë që çoi në shkarkimin e tij nga pozita e drejtoi të BIA-s serbe.