Një vendim i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, për rritje të pagës së vet 100 për qind dhe kabinetit të tij, ka ngjallur reagime të shumta. Reagime pati edhe në seancën e sotme.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka kundërshtuar rritjen e pagave, duke thënë se kjo është shkelje e rëndë.
Në anën tjetër, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se këtë vendim për rritje të pagave do të dërgojnë në Agjencionin Kundër Korrupsion, si dhe në Gjykatën Kushtetuese, shkruan lajmi.net.
Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, derisa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro. Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, derisa e ministrave nga 2000 euro.
Ky vendim i Ramush Haradinajt për rritjen e pagës ka hyrë në fuqi që nga data 01 e këtij muaji.








