VV kërkon lirimin e Driton Çaushit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetit Driton Çaushi duke thënë se arrestimi i tij është bërë me urdhra politike.

“Këto urdhra të përndjekjes politike për Vetëvendosje-n po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

VV kërkon lirimin e deputetit Çaushit, duke kërkuar nga qeveria të mos vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshje.

“Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse veprimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës”, njofton VV.