VV kërkon ridraftimin e projektligjit për paga

Po e konsideron si dobët projektligjin për e Qeverisë për Pagat. Lëbizja Vetëvendosje po vlerëson se Qeveria ka miratuar një projektligj që nuk i rregullon problemet në sferën e pagave në Kosovë.

Madje, sipas kësaj partie shumë nene të këtij projektligji janë krejtësisht kontradiktore mes vete.

“Të gjitha këto mangësi Qeveria ka synuar t’i mënjanoj përmes projektligjit për pagat një dokument që ka 11 faqe. Por në vend se të kemi një dokument profesional që do të trajtonte këto problem lidhur me kompensimin e të punësuarve në sektorin publik Qeveria ka draftuar një projektligj krejtësisht të pastrukturuar, paqartësi, gabime logjike dhe jo përmbajtësore”.

Vetëvendosje po mendon se projektligji duhet të ridraftohet, pasi që si i tillë nuk e rregullon sektorin e pagave në sektorin publik.

“Ka nevojë për ndërhyrje tek neni 8 i cili liston 4 lloje shtesash mbi pagën bazë, më vonë shihet se ka shumë shtesa tjera, kështu që mjafton të thuhet se paga e nëpunësit përveç pagës bazë ka edhe shtesa tjera por pa i listuar katër sosh. Ka nevojë të ndërhyhet në nenin 9, pasi ka disa paragrafë që do duhej të ishin nene të veçanta”.

Megjithatë zyrtarë të kësaj partie nuk e mohuan nëse nuk do ta votojnë këtë projektligj nëse del si i tillë në votim, mirëpo thonë se nuk është mirë për vendin që të miratohet ky projektligj në këtë formë.