Wenger: Më mungon futbolli, ama po e shëtis botën

Arsene Wenger pritet që në verë t’i rikthehet futbollit.

Pas largimit nga Arsenali në verën e kaluar, Arsene Wenger po e shijon pushimin një vjeçar.

Trajneri francez ka thënë se po i mungon futbolli, por që edhe ka patur nevojë të pushoj.

“Tani po e shijoj jetën dhe po udhëtoj shumë nëpër gjithë botë”, tha Wenger.

“Kam më pak presion, më shumë liri tani. Megjithëse më mungon gara.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/