Werderi bindës kundër Paderborn

Werder Bremen ka bërë një prej ndeshjeve më të mira këtë sezon.

Bremen kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim, duke mposhtur Paderbornin me rezultatin 1:5, shkruan lajmi.net.

Momenti i parë interesant në këtë takim erdhi në minutën e 19’, kur për fat të keq, Milot Rashica gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gabimin e tij e përmirësoi Davy Klaassen, duke shënuar për 0:1, në minutën 20’. Rashica ndërkohë zëvendësohej në minutën e 59′.

Bremen dyfishuan epërsinë në minutën e 34’ të takimit, me golin e shënuar nga Yuya Osako. Kurse, për qetësinë e plotë të Werder u përkujdes Klaassen, në minutën e 39’, kur shënoi golin e dytë personal, për rezultatin 0:3, rezultat që çoi skuadrat në pauzën 15 minutëshe.

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola. Fillimisht Werder shuajti shpresat e Paderborn për një mrekulli, kur Maxi Eggestein shënoi për 0:4 në minutën e 59’.

Nikoqirët shënuan golin e nderit në minutën e 66’, kur Abdelhamid Sabiri gjeti rrjetën, kurse rezultatin final 1:5 e vendosi Niclas Fuelkrug, në minutën e 92′.

Me këtë fitore, Çerder numëron 28 pikë dhe afrohet me tri pikë me zonën që mbanë në Bundesliga (me një ndeshje më shumë të luajtur), kurse Paderborn mbetet me 20 pikë në pozitën e fundit në tabelë.