Windows 11 fiton terren, ende ka përdorur të Windows XP

Windows 7 mbetet sistemi operativ i tretë më popullor me 9.55 përqind të tregut ndjekur nga Windows 8.1 me 2.28 përqind dhe Windows XP ende mbijeton me 0.45 përqind.

Sipas statistikave më të fundit të StatCounter, Windows 11 arriti një pjesë tregu akoma më të madhe në Janar duke goditur 18.1 përqind. Windows 10 në kontrast shikoi pjesën e saj të tregut të binte nga 82.4 përqind në Dhjetor të 2021 në 68.8 përqind muajin e kaluar.

Të dhënat e StatCounter do të thotë se Windows 11 ende gjendet në 1 nga 5 kompjuterë në mbarë botën por sistemi operativ gradualisht po shton më shumë përdorues çdo muaj.

Është shumë popullor në bazuar në një anketë të Steam. Rezultatet e Valve nga muaji i kaluar zbulojnë se 30 përqind e përdoruesve të saj janë në Windows 11-ës ndërsa numri i përdoruesve Windows 10 ra me 1.96 përqind.

Por nuk do të thotë se Windows 10 ka për tu zhdukur menjëherë. Jo vetëm që është sistemi operativ më popullor desktop deri më sot, por shifrat e StatCounter tregojnë një rritje të vogël muajin e kaluar.

Windows 7 mbetet sistemi operativ i tretë më popullor me 9.55 përqind të tregut ndjekur nga Windows 8.1 me 2.28 përqind dhe Windows XP ende mbijeton me 0.45 përqind.

Duke parë të gjithë sistemet operativ desktop, Windows përbën 74.14 përqind ndjekur nga MacOS me 15.3 përqind.

Nëse i marrin të gjitha sistemet operative së bashku, Android sundon me 42.99 përqind, ndjekur nga Windows me 29.2 përqind dhe iOS me 17.2 përqind. /PCWorld Albanian