Windows 11 ka një surprizë për përdoruesit e disa monitorëve gaming me frekuencë të lartë

Me logjikën e re, përdoruesit mund të luajnë Counter-Strike me 240fps në një monitor dhe të shohin një video 120fps YouTube në monitorin tjetër.

Ndërtimi më i fundit eksperimental 25915 i Windows 11-ës përmban disa veçori të reja siç është versioni i ri pa pagesë i Outlook, por nuk është i vetmi.

Microsoft ka lajme të mira për përdoruesit e monitorëve gaming me frekuencë të lartë rifreskimi. Sipas blogut të Windows Insider, ndërtimi më i fundit eksperimental përmirëson eksperiencën me disa monitorë me frekuencë të lartë rifreskimi duke bërë të mundur që përdoruesit të përcaktojnë manualisht frekuencën në monitorë të ndryshëm.

Edhe pse Windows aktualisht mund të menaxhojnë frekuenca të ndryshme rifreskimi në ekrane të ndryshme, funksionaliteti është tepër bazik.

Me logjikën e re, përdoruesit mund të luajnë Counter-Strike me 240fps në një monitor dhe të shohin një video 120fps YouTube në monitorin tjetër.

Megjithatë ky modalitet do të çaktivizohet në rastin kur sistemi operativ aktivizuar modalitetin e kursimit të baterisë.

Funksionaliteti duhet të vijë në muajt në vijim pasi të ketë dalë nga faza e testimit të Windows Insider.