X Social Media padit në gjykatë X, ish rrjetin social Twitter

X Social Media (XS) thotë se rrjeti social X i Elon Musk ka përdorur markën e saj të cilën e posedon që prej 2016-ës. XSM pretendon se ka pësuar humbje financiare që prej ribrandimit të Twitter në X.

Ndërsa pritej që të ndodhte, një kompani ka paditur në një gjykatë federale kompaninë X Corp të Elon Musk për riemërtimin e Twitter.

Kompania në fjalë është X Social Media LLC, një agjenci reklamimi nga Florida që pretendon se X Corp ka shkelur ligjin e Floridës për shkak të konkurrencës së pandershme dhe përdorimin e padrejtë të markës.

X Social Media (XS) thotë se rrjeti social X i Elon Musk ka përdorur markën e saj të cilën e posedon që prej 2016-ës. XSM pretendon se ka pësuar humbje financiare që prej ribrandimit të Twitter në X.

Nëse kompania në fjalë do të arrijë të fitojë diçka mbetet për tu parë, por ekspertët thonë se do të jetë e vështirë të ndërtohet një rast apo të mbështetet një pretendim për çdo shërbim me brendin X pavarësisht nëse është kompani e Elon Musk apo X Social Media në këtë rast.