Xavi do të zyrtarizohet te Barcelona brenda 24 orëve

Barcelona duket  se ka zgjidhur problemin për stolin e skuadrës.

Ernesto Valverde duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij me Barcelonën, pas ndeshjes së fundit.

Në kuadër të Superkupës së Spanjës, Barcelona është mposhtur nga Atletico Madrid, me përmbysje, duke bërë që Valverde të jetë shënjestra kryesore e kritikave.

‘BeIN Sports’ shkruan se Xavi do të zyrtarizohet si trajner i Barcelonës përbrenda 24 orëve të ardhshme, transmeton lajmi.net.

Eric Abidal ka qëndruar në Arabi gjatë këtyre ditëve, për të komunikuar me ish mesfushorin e skuadrës.

Duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.