Xavi merr postin e trajnerit të Barcelonës

Gjiganti spanjoll më në fund ka gjetur pasuesin e Ronald Koeman.

Skuadra e Barcelonës pak ditë më parë shkarkoi trajnerin Ronald Koeman shkaku i rezultateve të dobëta, shkruan lajmi.net.

Tani vendin e Koeman te Barça do ta zë ish-futbollisti Xavi Hernandez.

Klubi spanjoll përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje tre-vjeçare me Xavin që të jetë në krye të ekipit deri në qershor të vitit 2024.

Është ky një rikthim i spanjollit pasi më parë ishte pjesë e ‘Blaugranëve’ si lojtar, ndërsa tani do të kthehet si trajner i tyre.

Xavi do të arrijë në Barcelonë këtë vikend, ndërsa do të prezantohet si trajner i ri i klubit të hënën.

Gjatë karrierës si futbollistë ai ka fituar shumë trofe me Barçën, ndërsa tani një gjë të tillë synon ta bëjë edhe si trajner.