Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka lavdëruar unitetin e skuadrës së tij pasi “Topçinjtë” fituan 0 me 2 ndaj Milanit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Pas katër humbjeve rresht, skuadra londineze arriti më në fund të dalë me një rezultat pozitiv në një ndeshje.
“Shumë njerëz kanë folur për ne nga jashtë, por askush nuk e di si është brenda. Sot treguam unitet, shpirt dhe karakter”, ka thënë ai pas takimit.
Arsenali në fundjavë luan ndaj Watfordit në Emirates.