Xiaomi lançon ndërkombëtarisht smartfonin ma kamër 200-megapiksel

Seritë Xiaomi 12T vinë në dy variante ku modeli 12T Pro përdor procesorin Snapdragon 8+ Gen 1 dhe është smartfoni i parë me sensorin 200-megapiksel.

Pasi debutuan smartfonët e parë me brendin Leica, Xiaomi më në fund ka vendosur të lançojë modelet ndërkombëtare të flagshipëve më të fundit.

Seritë Xiaomi 12T vinë në dy variante ku modeli 12T Pro përdor procesorin Snapdragon 8+ Gen 1 dhe është smartfoni i parë me sensorin 200-megapiksel.

Ndërkaq modeli bazë 12T përdor procesorin MediaTek 8100-Ultra dhe kamër 108-megapiksel. Njëlloj si Motorola Edge 30 Ultra, Xiaomi 12T përdor një sensor prodhuar nga Samsung, ISOCELL HP1 për të kapur imazhe 200-emgapiksel.

Edhe pse nuk është më i vogël sesa sensori i fundit ISOCELL HP3, HP! Është i aftë të ofrojë zmadhim 2x, kombinim pikselësh 4 në 1 dhe 16 në 1.

Për më tepër kamera kryesor ka stabilizim optik dhe mund të gjurmojë objektet në lëvizje, lëvizjen e syve apo të regjistrojë video 8K me HDR10+.

Kamera kryesore e 12T Pro shoqërohet nga një kamër 8-megapiksel ultra-wide f/2.2 120 gradë, një kamër macro f/2.2 2-megapiksel dhe një kamër 20-megapiksel selfie f/2.24.

Është e njëjta listë kamerash edhe për 12T por sensori kryesor është ISOCELL HM6 më pak i fuqishëm prej 108-megapiksel prodhuar po nga Samsung.

Të dy 12T Pro dhe 12T kanë ekrane 6.67-inç me rezolucion të mprehtë 2712×1220(446ppi) me raport 20:9. Përdoruesit përfitojnë frekuencën e rifreskimit prej 120Hz.

Bateri prej 5,000 mAh tek të dy modelet mbështet karikimin 120W dhe kërkon vetëm 19 minuta për të shkuar në 100%. Së fundi smartfonët kanë audio nga Harman Kardon.

Telefonët do të shiten nga 749 euro për 12T Pro me 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe nga 599 euro për 12T me të njëjtin konfigurim. /PCWorld Albanian