Njësoj si mbarë tregu, këto tre kriptomonedha kanë parë luhatje dramatike në të drejtimet sidomos që kur Trump u zgjodh president.
Bitcoin ishte në të kuqe edhe ditën e Enjte pasi ra me 9 përqind javën e kaluar gjurmët e të cilit u ndoqën nga të gjitha asetet e tjera në listën e 10 kriptomonedhave më popullore në botë me rënie dyshifrore.
Veçanërisht tre kriptomonedha ranë ndjeshëm. XRP, Dogecoin dhe Carando ishin humbësit më të mëdhenj të 7 ditëve të fundit. XRP ra me 26 përqind përgjatë javës së kaluar ndërsa ditën e Enjte u tërhoq në 2.3 dollarë duke krijuar distancë me kufirin psikologjik 3 dollarë.
Edhe Dogecoin ka rënë me 26 përqind javën e kaluar në një çmim prej 0.248 dollarë nga 0.34 dollarë ku gjendej. Cardano pati rënien më të madhe krahasuar me javën e kaluar prej 27 përqind në 071 dollarë. Javën e kaluar ADA ishte ngjitur në 0.98 dollarë.
Njësoj si mbarë tregu, këto tre kriptomonedha kanë parë luhatje dramatike në të drejtimet sidomos që kur Trump u zgjodh president. Ditën e zgjedhjeve Cardano u rrit nga 0.33 dollarë në 1.23 dollarë në fillim të Dhjetorit. Por në fillim të javës ra në 0.6 dollarë.
Tregu i kriptomonedhave ka pasur luhatje të mëdha në ditët e fundit ndërsa Trump zbuloi planin për vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës. Ai ndërpreu përkohësisht tarifat për Kanadanë dhe Meksikën por i mbajti në fuqi për Kinën.
Bitcoin ra me 1 përqind ditën e djeshme ndërsa aktualisht tregtohet me 97,186 dollarë. Ethereum ra me 3.42 përqind në 2,732 dollarë ndërsa Solana me 3.37 përqind në 194.54 dollarë. /








