Yasar Güler shef i ri i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke

Komandanti i deritanishëm i Forcave Tokësore, Yasar Güler është emëruar për shef të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dje u inaugurua si presidenti i parë i Turqisë në sistemin presidencial të qeverisjes dhe emëroi kabinetin e tij me një zëvendëspresident dhe 16 ministra.

Në funksionin e ministrit të Mbrojtjes në kabinetin e Erdoğan-it u emërua Gjenerali Hukusi Akar, shefi i deritanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, ndërsa komandanti i Forcave Tokësore Güler me vendim të presidentit u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.

Zëvendës shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke është emëruar Gjeneral togeri Metin Gurak.

Ndërkaq për komandant të Forcave Tokësore të Ushtrisë Turke u emërua Zëvendës shefi i deritashëm i Shtabit të Përgjithshëm Ümit Dundar.